Ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare aktori i James Bond, Jack Hedley, pas një sëmundjeje të rëndë. Lajmi për vdekjen e tij u raportua nga The Times sipas të cilës ai ndërroi jetë më 11 dhjetor. Gazeta raporton se nuk do të ketë funeral për vdekjen e tij.

“Me kërkesën e tij nuk do të ketë funeral. Ai do t’ u mungojë shumë familjes dhe miqve të tij”.

Hedley u shfaq si Sir Timothy Havelock në filmin e Bond-it të vitit 1981, For Your Eyes Only ku luajti Sir Roger Moore si 007, si edhe Only Fools And Horses. Ai u shfaq gjithashtu në Lawrence of Arabia në 1962 dhe ‘Allo’Allo.