Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar katër raste të reja më koronavirus. Ndërkohë nuk është regjistruar asnjë viktimë. Autoritetet shëndetësore gjithashtu bëjnë me dije se në 24 orë janë dhënë 711 doza të vaksinës.
Në total numri i rasteve aktive me COVID është 312. 19 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 711 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.534 doza të vaksinës. Deri më sot 776.820 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.368 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.961. Në total numri i rasteve aktive është 312.