Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ndodhet në Ëashington, ku po mer pjesë në Forumin Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se në forum po diskutohen disa prej çështjeve më të rëndësishme të politikave të sigurisë.

“Në krye të një delegacioni të Kuvendit të Shqipërisë startuam sot një vizitë në Kongresin e SHBA, përgjatë së cilës do të kemi takime edhe me kolegë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit”, shkruan Balla.

Sipas Ballës, Marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe SHBA, duhet t’i konkretizojmë edhe në shkëmbime dhe bashkëpunim më të ngushtë mes Kongresit Amerikan dhe Kuvendit të Shqipërisë. “Ky është edhe synimi kryesor i kësaj vizite”, thekson Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Washington FORUMI PARLAMENTAR I INTELIGJENCËS DHE SIGURISË, ku po diskutohen disa prej çështjeve më të rëndësishme të politikave të sigurisë. Në krye të një delegacioni të Kuvendit të Shqipërisë startuam sot një vizitë në Kongresin e SHBA, përgjatë së cilës do të kemi takime edhe me kolegë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe SHBA, duhet t’i konkretizojmë edhe në shkëmbime dhe bashkëpunim më të ngushtë mes Kongresit Amerikan dhe Kuvendit të Shqipërisë. Ky është edhe synimi kryesor i kësaj vizite.