Pas firmosjes së 5 marrëveshjeve mes tre vendeve (Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë) në kuadër të Bakllkanit të Hapur, Rama-Vuçic e Zaev kanë dalë në një konferencë për mediat. Rama foli për marrëveshjet si realitete të prekshme në 2022. Marrëveshja për tregun e lirë të punës jep mundësi dhe të drejta për të patur akses të menjëherëshëm e të barabardtë për lejet e punës e qëndrimit. Edhe ajo e shërbimeve online, i cili do të jetë i përbashkët është poashtu një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes.

Nga ana tjetër kryeministri theksoi se marrëvëshja bën të mundur që për herë të parë të celet eksporti i produkteve blegtorale përfshirë edhe kafshet e gjalla. Rama theksoi se ky është një lajm i shumëpritur sepse këtë nuk mund ta bëjnë ende me BE, ndaj janë të interesuar për tregje të reja.