Disa nga banorët , specifikisht Einxhel dhe Donaldi po diskutonin fitoren e Ilirit. Einxhel u shpreh se do i thoshte “ta gëzojë çmimin” dhe se “nuk i plas fare.”
Donaldi nga ana tjetër nuk mendonte aspak si Einxheli, madje tha se “do vriste veten”, nëse kjo do ndodhte.
Pjesë nga biseda:
Einxhel: Nuk po më plas fare.
Donaldi: I thua ti ta gëzojë çmimin atij?!
Einxhel: Po le ta gëzojë mo!
Donaldi: Unë do vrisja veten!
Einxhel: Po fare, fare o vëlla.
Donaldi: Po o vëlla do vr i sja veten.
Rikujtojmë se nuk është hera e parë që Donaldi nervozohet tepër nga Iliri.
Teksa Iliri po diskutonte me Monikën në dhomën e ndjenjes, Donaldi nervozohet kur i dëgjon zërin nga dhoma tjetër.
I nevrikosur godet murin me grushte ndërsa Beniada përpiqet ta qetësojë duke kërkuar ndihmën e Beatrix.
“Mos fol më, nuk dua ta dëgjoj, hape perden mos ta dëgjoj më. Më acaron ai zëri i atij”, thotë Donaldi i acaruar.
“Mos dil nga vetja jote, Donald të lutem, qetësohu, Iliri po flet me Monikën”, -i thotë Beniada.
“Asnjë njeri nuk mendon për mua, unë nuk mërzitem unë”, tha më tej Donaldi gjatë bashkëbisedimit me modelen.
“Më tregon mua ai se çfarë do të bëj unë me të fejuarën time, më beso për këtë gjë se ai e ka më shumë se personale, e bën kastile për të më ulur mua. Më vjen inat”, thotë më tej Donaldi në dhomën e gjumit.