“Operacioni De Ligt është konsideruar seriozisht nga Barcelona”. Për këtë janë të sigurt gazetarët e katalanases “Sport”. Megjithatë, sipas kësaj të fundit nuk ka gjasa që operacioni të kryhet në janar për shkak të pagës milionere të mbrojtësit. Situata mund të jetë ndryshe në verë, me Juventusin duke menduar të sakrifikojë mbrojtësin holandez për të investuar në sulm.

Dhe çmimi do të ishte shumë më i ulët se 120 milionë euro, që parashikon klauzola e lirimit”. Sipas “Sport”, Barcelona po bisedon me Mino Raiola, agjentin e lojtarit. Blaugranët po mendojnë planin për të bërë të mundur ardhjen e qendërmbrojtësit holandez. Largimi i Coutinho do të hapte mundësinë e një përforcimi të shkëlqyer. Dhe De Ligt është i pari në listë.