Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbritur në terren këtë të mërkurë. Kryedemokrati ka mbërritur në Dibër, ku do të zhvillojë një takim me demokratët në këtë qytet.

Basha është pritur me daulle dhe ovacione nga mbështetësit e tij. Sikurse abcnews.al ka raportuar më herët Basha udhëtoi drejt Dibrës me kërkesë të të degës dhe demokratëve të këtij qarku.

Kjo lëvizje e tij, vjen pak ditë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, në të cilën kreu i PD u kërkoi të gjithë drejtuesve të ishin të gjithë sa më parë në terren, për të vijuar aksionin politik.

Një nga pikat kryesore të udhëzimeve të Bashës ishte puna për afrimin edhe të atyre demokratëve që sipas tij u përdorën nga aksioni politik i Berishës.

Kujtojmë se prej 9 shtatorit, pasi Basha vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar Sali Berishën situata në selinë blu ka ardhur duke u agravuar. Tashmë janë dy grupe që nuk e njohin njëra-tjetrën.