Lulzim Basha ka një problem krize legjitimiteti brenda partisë së tij që prej 11 dhjetorit kur Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha pretendon se e shkarkoi me shumicë të votës së delegatëve, vendim që u ratifikua nga një referendum i thirr po nga Berisha më 18 dhjetor.
Por ‘Bashës’ po ‘i bëjnë dalje’ edhe nga mazhoranca. Burime për Report Tv nga Qeveria bëjnë me dije se mazhoranca ka një strategji të re me sjelljen ndaj kryeopozitarit. Duke filluar nga sot replikat me Lulzim Bashën i janë deleguar Elisa Spiropalit.
Edi Rama ishte sot në Kuvend njësoj si gjithë ditët e tjera. Pasi Kryeministri përfundoi fjalën e tij, Kryetarja e Kuvendit ia dha fjalën Lulzim Bashës, i cili shfrytëzoi rastin për replikën e radhës.
Por ndryshe nga herët e tjera, Kryeministri nuk replikoi pas përfundimit të fjalës së Bashës, duke ia lënë të drejtën e replikës Ministres se Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali.