Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Luan Baçi ka paralajmëruar se në 8 janar do të jetë një protestë e fuqishme kombëtare kundër Edi Ramës.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi me Demokratët e Fieritn ku ndër të tjera u shpreh se dega e PD në këtë qytet do të vijojë punën normalisht, pavarësisht se selia e kësaj force politike edhe në Fier është uzurpuar nga Lulzim Basha.
Edhe demokratët e Fierit u shprehën se Lulzim Basha duhet të largohet vetë nga zyra, pasi nuk e ka më shumicën dhe delegatët e shkarkuan në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe referendumin e zhvilluar një javë më pas.
Protesta Kombëtare e 8 janarit është thirrur nga lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, i cili gjatë emisionit Zonë e Lire njoftoi gjithashtu se në këtë datë anëtarët e PD do të marrin selinë, nëse deri në datën 5 janar Lulzim Basha nuk largohet me vullnetin e tij nga zyra.