2021 archivio Image Sport / Calcio / Borussia Dortmund / Erling Haaland / foto Imago/Image Sport

Bild ka intervisutar administratorin e deleguar të Bayern Munich, Oliver Kahn, i cili ka theksuar se Haaland ka një kontratë me Dortmund deri në 2024-ën, “por mund të largohet nga Borussia verën e ardhshme për 75 milionë euro”.

Një shifër e përballueshme ajo e klauzolës për prishjen e parakohshme të kontratës për një klub si Bayern, edhe pse presidenti Herbert Hainer ka thënë se bavarezët e kanë në ekip “sulmuesin më të mirë në botë”, Robert Lewandowski.

Teksa Borussia po kërkon ta mbajë sulmuesin duke i ofruar dyfishin e rrogës, Bild ka shkruar se skuadrat në garë për të siguruar shërbimet e Haaland janë Real Madrid, Manchester City dhe United.