Bashkimi Europian mbështet pa kushte Ballkanin e Hapur. Deklarata e bë nga Komisioneri i Zgjerimit Olivér Várhelyi gjatë takimit ndërmjet presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të nismës ‘Ballkani i Hapur’ dhe ku pritet të nënshkruhen 5 marrëveshje.
“Mund të më përfshini si mbështetës të Ballkanit. Ne (BE) mendojmë që në bazë të rregullave e vlerave të BE, çdo bashkëpunim rajonal është i mirëpritur por dhe në të mirë të të dyja palëve, në të mirë të Ballkanit dhe Bashkimit Europian”, tha Komisioneri.
Varhelyi ftoi edhe tre vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen nismës duke renditur arsyet e përfitimit prej saj.
“Më lini të përfitoj nga mundësia për t’i ftuar tri partnerët e tjerë që t’i kthehen këtij bashkëpunimi sepse është jo vetëm në të mirë të biznesit, është në të mirë të konsumatorëve, ofron shtim të punësimit, e po kështu mund të ndryshojë realitetet në terren. Nëse ka dicka që ju citoj, t’ju citoj juve zoti Rama, është se vetëm përmes bërjes konkrete të tregut të përbashkët rajonal, Ballkani mund të shtojë 1/3 e PBB-së ekzistuese.”, shtoi ai.
Komisioneri e vuri theksin te rëndësia që kjo nismë të shkojë përpara, në një kohë kur nismat e tjera nuk po ecin mirë.
“Për të qënë i ndershëm, kam qënë gjtihmonë i prirur shumë pozitivisht ndaj këtij propozimi. Së pari u quajt minishengen, më pas u përpoqëm brenda procesit të Berlinit dhe krijuam tregun e përbashkët rajonal por për fat të keq me disa zgjedhje në rajon, kjo nismë u la mënjanë. Ky është një përfundim që unë e kam nxjerrë që nga fillimi, që ju të vazhdoni ta nxisni këtë nismë sepse rajoni kërkon të jetë një i tërë, sa i takon ekonomisë, shoqërisë dhe rajoni kërkon të jetë bashkë sic jemi ne në Bashkimin Europian. Ju kuptuat rëndësinë e integrimit rajonal dhe kjo është në gjendje të ndryshojë jetën e qytetarëve tuaj. Ky është mesazhi më i mirë që rajoni mund të përçojë, që jo vetëm është gati për bashkëpunim rajonal, por po e bën”, tha Varlehyi.