Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP”, banorët patën mundësinë që të shijonin darkën jashtë në oborr edhe me rastin e Krishtlindjes.
E teksa të gjithë ndodheshin në tavolinë, secili ka biseduar me njëri-tjetrin. Edhe Beatrix e Donald kanë folur në lidhje me marrëdhënien e tyre, e duket se këngëtarja është paksa e mërzitur me aktorin e humorit.
Në një moment, Beatrix shprehet se i duket sikur vetëm ajo po jep.
Biseda mes tyre:
Donaldi: Unë nuk dua që ti të mërzitesh se dukesh sikur bëhesh tekanjoze
Beatrix: Jam bërë
Donaldi: Po nuk duhet bërë ashtu
Beatrix: Jam bërë se nga një situatë aq e bukur, u duk se e gjithë gjëja u shua. Një ditë them ok i mërzitur, ditën tjetër e njëjta gjë, ditën tjetër prapë e njëjta gjë. Më duket se vetëm unë jap, vetëm unë, vetëm unë, e për çfarë? Sikur bezdisesh, të shqetëson diçka. Ta dije natyrën time, më kushtoje vëmendje sepse ashtu më ke mësuar.
Donaldi: Shiko pak dhe pjesën time
Beatrix: Jam munduar, por ti prapë ke vazhduar. Jam mërzitur gjithë këto ditë. E di që ka ulje-ngritje në një marrëdhënie, por unë dua vëmendjen që më ke dhënë. Jo ta ulësh direkt kështu. Zgjohesh në mëngjes, bën ato gjërat e tua dhe ikën ulesh në një cep, jam unë ajo që vij e ledhatohem gjithmonë. E kam bërë 2-3 herë pastaj jam mërzitur. Nëqoftëse ti përfshihesh shumë, unë përfshihem akoma më shumë. Reagimet e mia kanë ardhur nga veprimet e tua. Tani nuk dua që gjërat të bëhen sepse t’i thashë unë, dua të vijnë natyralisht. As nuk dua fare t’i bësh në mënyrë mekanike se të thashë unë. Mbaje për vete.