Pasi u bënë të ditura rezultatet e referendumit në degën nr. 8 në Tiranë, ku Lulzim Basha është zgjedhur deputet, Sali Berisha tha se kreu i PD ka pasur të njëjtin fat si Ramiz Alia. Sipas Berishës, anëtarët e PD në degën 8 e kanë denatyralizuar Lulzim Bashën.

“Fatin e Ramiz Alisë. Historia përsëritet të dashur miq. Në vitin 1991 kjo lagje ndër më demokratiket e kësaj toke, i rezervoi diktatorit të fundit komunist disfatën turpëruese.

Pas 30 vitesh po kjo lagje i rezervon Lulzim bravës, apo Peng Bashës të njëjtin fat me një dallim. Diktatori komunist nuk kishte lindur në atë lagje, kurse Lulzim brava ka lindur aty. Pra e denatyralizoi. Ky quhet procesi i denatyralizimit që i bënë qytetarët e lagjes numër 8”, tha Berisha.