Ish-kryetari i PD-së, Eduart Selami u shpreh në një intervistë për “VOA”-n se Sali Berisha është fatkeqësia e PD-së.
“Mendimi im është që ky është një debat tejet i vonuar për PD-në. Fatkeqësia e PD-së ka qenë Berisha që edhe pas shpalljes “Non grata” vazhdon përpjekjet për të mbajtur peng PD-në.
Unë nuk mund ta mendoj, Berisha duhet të kishte kapërcyer këtë me kohë. Një skenar që ky të vijë si reformator i PD-së është e pamundur” tha ai.
“Ky kapitull është i mbyllur, Berisha është e kaluara. Duhet të shikojmë nga e ardhmja” vijoi më tej ai.
Selami tha se në fund parashikon që Lulzim Basha “do i mbijetojë lëvizjes së Sali Berishës. Nuk është çudi që sot ndahen dhe nesër bashkohen prapë ata”.
Ai u shpreh se demokratët kanë vetëm një zgjidhje. “PD duhet të vendosë, do të bëhet edhe njëherë shpresë për shqiptarët, apo të bëhet peng i Berishës. PD duhet të rithemelohet”.
“PD sot është bërë mburojë e korrupsionit, është e deklaruar nga DASH” theksoi ai.
Në fund, Selami mohoi një rikthim tjetër në PD. “Jo. Interesi im është që të shikoj Shqipërinë që të përparojë.
Unë mendoj që kontributi im i takon së kaluarës. Kam parë aty mjaft të rinj dhe të reja që do ta çojnë Shqipërinë aty ku duhet”.