Gazetari Çim Peka, që drejton Syri Tv, një media e afërt me ish-kryeministrin Sali Berisha, është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Peka ka ndarë disa foto nga avioni teksa një njërën shkruan “Foltore”. Gazetari lë të kuptohet se po udhëton drejt Amerikës për tu bërë pjesë nga afër e folotres që do të mbahet sot.
Çim Peka do të jetë pranë demokratëve në këto foltore, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë “online” në takim me demokratët që jetojnë në Amerikë, pasi vetë Berisha e ka të pamundur të shkojë në SHBA, pasi së bashku me familjen është shpallur “non grata”.
Kujtojmë që Berisha më 11 dhjetor, pas 5 ditësh ka njoftuar se do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD, ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur se Kuvendi do të mbahet më 18 dhjetor. (Newsboomb.al)