Sali Berisha ka vendosur ta materializojë premtimin e tij se do të bëjë opozitë të fortë, edhe pse është larg ta marrit Partinë Demokratike. Berisha ka paralajmëruar protestë më 20 dhjetor. Berisha e ka lidhur protestën e tij të parë me organizimin që do t’i bëhet në Tiranë Samit të radhës të ‘Open Balkan’.
“E kisha paralajmëruar Millosheviçin e ri, që të mos vinte në Tiranë për ‘Open Balkan’. Do të kemi protestë. E kemi imediate protestën kundër Ballkanit të hapur dhe vjedhjes Kombëtare”, tha ai.
Berisha është pyetur në emisionin “Opinion” lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij nga kreu i PD Lulzim Basha lidhur me rolin e tij në ngjarjet e 21 Janarit. Arben Imami, ish-ministri i mbrojtjes aso kohe, të gjithë përgjegjësinë ia ka hedhur Lulzim Bashës, duke thënë se ai ka dhënë urdhrin për vrasjen e protestuesve, ku dhe humbën jetën 4 persona dhe jo Berisha. Madje sipas tij e gjithë qeveria ka qenë bashkë dhe Basha nuk ka qenë aty. Berisha tha se atë ditë ka qenë në zyrën e tij, ndërkohë që Basha nuk dihet se ku ka qenë.
Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar Kuvendin e PD, të thirrur prej tij më 11 dhjetor si një uragan i lirisë i lindur në stuhi, duke iu referuar motit të keq. Berisha tha se në atë Kuvend kanë ardhur edhe nga dhoma e spitalit deri aty.
“Partinë Demokratike aktualisht e drejton Komisioni i Rithemelimit, që është organ kolegjial. E mori miratimin nga Kuvend. Ky grup ka shkuar në Seli dhe ka kryer mbledhjen atje për të dëshmuar delegatëve që vendimi i u zbatua. Sot është në të katra anët e Shqipërisë për të realizuar referendumin”, tha Berisha në emisionin ‘Opinion’.
Berisha tha se selinë e PD pas 2 ditësh e gjeti të rrethuar me njerëz të armatosur.