Përplasjet e ditës së sotme në selinë e PD ku pati edhe thyerje të derës nga ana e mbështetësve të Berishës bënë që të ngjalleshin shumë polemika pasi Basha i përcaktoi si persona me precendetë kriminalë.
Ish kryeministri Sali Berisha e zbuloi për herë të parë në Fax News identitetin e personit që theu derën sallës brenda selisë së PD duke sqaruar se ky i fundit ishte vetëm një militant, familja e të cilit ishin të përndjekur politikë. Ndërsa shtoi se ky person kishte qenë edhe në çadrën e ngrioturt nga Lulzim Basha ndërsa ky i fundit tashmë e sulmonte.
Gazetari: Juve ju krahasojnë me një ekip futbolli që po luani shumë mirë por nuk po bëni gol. Domethënë që hyni në selinë e PD, flisni aty dhe më pas largoheni.
Ish kryeministri, Sali Berisha: Kam një lutje ndaj jush. Kur mendoni komisionin e përkohshëm dua të mendoni 44 mijë demokratë që firmosën për shkarkimin e Lulzim Bashës. Unë them këtë sepse këtu jemi në një process në të cilin udhëheq anëtarësia. Komisioni i Përkohshëm nuk ka alternativë tjetër vecse të ndjekë anëtarësinë. Të jeni të bindur se anëtarësia do e cojë deri në fund cdo vendim të marrë. Ju e patë, sot Komisioni shkoi në seli. Lulzim Brava kishte mbyllur dyert. Po u mbyllte dyert 44 mijë anëtarëve të partisë. Një veprim kriminal tij.
Gazetari: Ai ju akuzon se ju mbani kriminelë me vete
Berisha: Unë kam vetëm një shoqërues, personi që theu derën është një militant i PD, sipas mediave me precedentë nga Britania e Madhe, unë këtë nuk e di. I një familje të persekutuar nga Hasi i cili ka ndenjur me netë të tëra në çadër. Më kanë dërguar me dhjetëra foto dhe video të Lulzim Bravës me Fatjonin. Nuk i di veprat penale që mund të ketë kryer por sot për sot kam arritur në përfundim se dy kriminelët më të mëdhenj të Shqipërisë janë Edi Rama dhe Lulzim Basha që po marrin peng pluralitetin politik.
Ky është krim i shëmtuar me pasojë të jashtëzakonshme mbi 2.8 milionë shqiptarë. Ndaj unë u bëj thirrje shqiptarëve të zhvendosin shënjestrën e tyre, por ju them se kriminelët më të mëdhenj janë ata që duan të marrin peng pluralizmin. Këta njerëz nuk po merren vetëm me dosjen personale se nëse Fatjon Dautajt Lulzim Basha nuk i përmendi një dosje. Unë i përmend Lulzim Bashës Toyota Yaris. Por unë nuk i them për këto. Unë u them atyre se me këtë akt po ngjiten në nivelet e krimit politik të Enver Hoxhës. Të mbushësh selinë e PD me narko-policë dhe banditë.