Anëtarët e Partisë Demokratike mbështetës të Sali Berishës janë thirrur të shtunën në referendum për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar, ndërsa delegatët që mbështesin këtë të fundit janë thirrur në Kuvend kombëtar në Tiranë.
Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se në këto orë “që na ndajnë nga hapja e qendrave të votimit le të bëjmë përpjekjet me maksimale që të sigurojmë pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike në votim”.
POSTIMI
Drejtuar komisionerëve të Referendumit të Shpresës
Një përshendetje të përzemert të gjithë ju komisionereve dhe komisionerëve te qendrave te votimit. Këto orë që na ndajnë nga hapja e qendrave të votimit le të bëjmë përpjekjet me maksimale që të sigurojmë pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike në votim.
Per ne, rëndësi përcaktuese dhe absolute në këtë festival të votës së lirë ka mbi të gjitha, transparenca e procesit dhe administrimi me korrektesë absolute i çdo vote. Në këtë referendum jetike është vota e lirë e anëtarësisë të PD! Suksese! sb.