Steven Gerrard, trajneri i Aston Villa-s, ka pranuar se është shumë i shqetësuar nga rritja e rasteve pozitive me Covid në Premier League.

“Sot jemi gati të luajmë”, ka thënë ish-ylli i Liverpool në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit anglez kundër Burnely.

“Çdo ditë bëjmë teste. Madje kam edhe frikë të shikoj telefonin tim sepse mund të vijë nga një moment në tjetrin telefonata e doktorit me lajme të reja”.