Ish-kryeministri Sali Berisha, nga stadiumi ‘Air Albania’ ku po zhvillohet Kuvendi i PD-së i thirrur prej tij ka pasur një mesazh edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“SHBA të rishqyrtojë vendimin e tyre. Arroganca nuk është virtyt i njerëzve të lirë. Unë do të vazhdoj i palëkundur së bashku me ju, për të përmbysur narkoshtetin, për të kthyer në pushtet Partinë Demokratike. Si parti e vlerave të lirisë, që në qendër ka qytetarin dhe interesat e tij”, tha Berisha