Si jo rrallë herë spektaklet e “Big Brother VIP” nxisin jo pak diskutime, debate dhe komente mes banorëve.E njëjta gjë ndodhi edhe mrëmjen e djeshme teksa banorët kanë diskutuar për përballjet dhe reagimet e bëra.

Më të revoltuara duket se kanë qenë Arjola dhe Big Mama të cilat kanë shprehur rezervat e tyre për Beatrix.

‘’Beatrixën kurrë nuk e kam parë të pambajtur në shtëpi, por reagimi im nuk ishte në atë kuptim. Ajo u ofendua sepse erdhi dhe më pyeti: A vetëm lyhem gjithë ditën unë?”, tha ajo.

Gjithashtu edhe ‘Big Mama’ reagoi duke thënë se Beatrix nuk e ka parë kurrë në gjendje tjetër përveçse duke bërë make-up apo duke u puthur me Donaldin.

‘’Ja ku po e them unë, Beatrix vetëm di të lyhet dhe të puthet. Asgjë tjetër nuk kam parë nga ajo’’, shkruan TCh.