Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, në një intervistë për “Fan Club”, Big Mama ka folur për sherrin me Antonelën që e bëri të linte shtëpinë e gjithashtu tha se kush mendon që do e fitojë spektaklin.
“Zemra ime është që të fitojë Arjola. Me gjithë shpirt! Pa marrë parasysh se e kanë akuzuar se po viktimizohet, por mendoj se po bën lojë me një shembull të mirë. Aty bëhen shumë lojëra të pista dhe nuk merren për shembull të keq. Por, një grua që jep mesazhin e një nëne të fortë, ajo është viktimizim”.
Pas Arjolës, ajo ka përmendur si pretendent për të fituar Ilirin, që disa herë është votuari si i preferuari i publikut.