Është periudhë festash, por lajmet për shitjen e Interit nuk kanë të reshtuar. Pas disa ditësh rradhazi ku klubi zikaltër përmendet për një shitje të mundshme te PIF, fondi publik i Arabisë Saudite, të mërkurën një media në Itali tha se kjo marrëveshje është mbyllur dhe se kinezët nuk do jenë më pronarë të Interit. Gjithsesi ky lajm është mohuar sot nga vetë presidenti i zikaltërve Steven Zhang, i cili për ‘Gazzeta dello Sport’ është shprehur se ka plane afatgjate me klubin, por pavarësisht kësaj lajmet për shitjen e Interit nuk kanë të reshtur.
‘Corriere dello Sport’ e ka zgjerur akoma më shumë çështjen duke shkruar se presidenti i Interit Steven Zhang ndodhet në Kaliforni për të diskutuar shitjen me grupe të ndryshme. Më i predispozuari për të marrë zikaltërit është biznesmeni nga Neë York Daniel Straus, i cili ka ne pronesi klinika, shtepi kurimi dhe farmaci. Me saktësi askush nuk mund të thotë se kush do jetë pronari i Interit në të ardhmen, por drejtuesit aktual kanë bërë të qartë disa herë se nuk heqin dorë pa 1 miliardë euro.