Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken filloi sot turneun e tij të parë në Azinë Juglindore, në Xhakartë, ku do të mbajë një fjalim mbi politikën e SHBA për rajonin e Indo-Paqësorit, në qendër të strategjisë amerikane kundër Kinës.
I mbërritur nga Mbretëria e Bashkuar, ku kishte marrë pjesë në një takim me homologët e tij të G7-s, kushtuar kryesisht tensioneve me Rusinë, ministri dëshiron të ritheksojë këtë rajon, që supozohet të jetë prioriteti i politikës së jashtme të presidentit Joe Biden, që megjithatë vazhdon të jetë e monopolizuar nga kriza të tjera si ajo me Moskën, por edhe me Afganistanin dhe Iranin.
Të hënën pasdite, Antony Blinken do të pritet nga presidenti indonezian Joko Widodo.
Të martën, ai do të mbajë një fjalim mbi “qasjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Indo-Paqësorit”.
Në Indonezi, më pas Malajzi dhe Tajlandë, sekretari i shtetit do të diskutojë “forcimin e infrastrukturës rajonale të sigurisë në përgjigje të problemeve nga Republika Popullore e Kinës në Detin e Kinës Jugore”, u tha gazetarëve përpara largimit të zëvendësit të tij për Azi-Paqësorin, Daniel Kritenbrink.
“Ne kundërshtojmë të gjitha aktet e Republikës Popullore të Kinës ose të ndonjë aktori tjetër që synon destabilizimin e rajonit” në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, shtoi ai duke mbrojtur “lirinë e lundrimit dhe lirinë e fluturimit”, theksoi ai.
Antony Blinken e ka konsideruar ambicien në rritje të Kinës në skenën botërore si “sfida më e madhe gjeopolitike e shekullit XXI”.