Mbi 100,000 infeksione të koronavirusit janë regjistruar Brenda një dite për herë të parë në Britaninë e Madhe.

Që nga mëngjesi i së mërkurës, u regjistruan 106,122 raste të tjera të Covid-19, raportoi qeveria. 140 persona të tjerë kishin vdekur brenda 28 ditëve pasi kishin rezultuar pozitiv.

Pavarësisht rekordit të ri, kryeministri Boris Johnson ka thënë se nuk do të njoftohen kufizime të mëtejshme në Angli përpara 25 dhjetorit, duke qenë se nuk ka prova të mjaftueshme për ashpërsinë e variantit Omicron dhe shtrimet në spitale për të justifikuar masat e rrepta.

Shifra të veçanta të publikuara nga Zyra për Statistikat Kombëtare tregojnë se deri tani janë regjistruar 173,000 vdekje , ku në certifikatën e vdekjes shkak ishte Covid-19.