Prezantuesja Bora Zemani nuk ka ngurruar ta shfaqë marrëdhënien e ëmbël që ka me të voglin e saj Arborin. Ajo i uroi ditëlindjen e 7 djalit të saj përmes një statusi në Instagram duke i shprehur gjithë dashurinë dhe duke i thënë se e do, pavarësisht se i janë prishur planet, sepse kësaj here nuk mund ta festojnë siç ata dëshirojnë.
Kujtojmë se Bora ndodhet në spital, për shkak të një ndërhyjeje. “Nje pike nga kujtimet tona… Je gjithcka per mua dashuri! Mami uron qe edhe ne 100 vitet e ardhme te jesh nje djale i dashur, i mençur e qe percjelle vetem energji pozitive tek njerezit qe te kane afer. Ps: Te dua edhe kur na prishen planet e festes ? dhe ti si nje djale i rritur kupton cdo gje ?… Do e shtyjme vetem paaak fare ?. #myson #mylove #myblessing #arbor7″
Bora është shprehur se Arbori është shumë xheloz dhe kur zgjedh një person, e ajo mendon shumë edhe nëse kjo zgjedhje do ti pëlqejë edhe djalit të saj. “Nëse kam dikë duhet ta pëlqejmë të dy jo vetëm unë.Ai është shumë xheloz, mamin nuk e prek njeri, mami është vetëm e Arborit,as e mamit tim nuk jam, jam vetëm e Arborit.Unë përpiqem mos ta lidh kaq shumë me veten, sepse ndoshta nuk i bën mirë kur të rritet, prap jemi shumë të lidhur sado mundohem ta largoj pak.Ndërkohë të gjithë me thonë që kur rriten nuk është kështu, se njihen me një vajzë dhe fillojnë e harrojnë pak mamin e pastaj them pse mos ta shijoj tani që e kam të vogël, pse ta largoj që tani”, – tregoi ajo.