Në prag të Krishtlindjeve, kryeministri Edi Rama do të gëzojë disa familje në qytetin e Lezhës, banesat e të cilëve u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se ky është një moment i veçantë për 97 familje që do të gëzohen sot me banesat e reja, ndërkohë që të tjera do të hyjnë për vit të ri.

Mes të tjerash Rama tha se brenda vitit që vjen nuk do të ketë më familje që qëndrojnë në çadra, ndërsa shtoi se duke nisur nga nesër në mendimet e tij do të jenë 97 familje më pak.“Më vjen shumë mirë që sonte jam këtu bashkë me një pallat pas. kështu që nuk thotë dot njeri se; ku i ke ato që thua. Më vjen mirë se këtu jo vetëm që janë bërë gati 97 apartamente, por janë bërë gati 97 banesa më të mira, më të bukura dhe më të forta. Kur erdha dhe po shikoja pallatin përballë dhe po imagjinoja se si komshinjtë do rrinë duke i parë sikur kanë faj se atyre nuk iu ra tërmeti. Kjo ka qenë arsyeja që ne të ringrihemi më të fortë. Ajo që nuk të vret të bën më të fortë. Me kujtimin me dhimbje të humbjeve tragjike të jetëve që nuk kemi mundësi t’i kthejmë, Sot po i kthejmë pjesë-pjesë të gjitha familjet pas një periudhë te vështirë. nuk ju kemi lënë vetëm. Sado mbështetje dhe sot janë 100 familje në çadër për arsye të tyre, s’ka si shtëpia. jam i lumtur që shoh gjyshe, fëmijë të vegjël, që do i thonë ‘gëzuar’ njëri-tjetrit në një shtëpi të re. Mbase do të mendohen se politikanët nuk janë të gjithë njësoj. Nga ana tjetër ne nuk jemi më të mirët e mundshëm, por më të mirë se sa ne, harrojeni se ka.

Për ata në Durrës, ata në Tiranë që presin të kthehen në shtëpi, kjo kërkon kohë. Dua t’ju them se asgjë nga ato që kemi thënë nuk është harruar. Gjithçka që kam thënë do të jetë ashtu siç e kam thënë. Zotimet nuk arrihen dot të mbahen aq shpejt sa ti do, por kurrë mos të mendojë askush se i them fjalët sa për të kaluar radhën. Nëse diçka apo disa gjëra nuk arrihen që të bëhen në kohën e premtuar, kjo është se nuk duam. Sot në një vend që është fuqia e 5 e ekonomisë së botës, Italia, ka ende familje në kabina në pritje të shtëpive. Dua të them se ky për mua ka qenë prioritet i prioriteteve. Sot janë 97 familje më pak në mendimet e mia nesër. Tani nuk po merret vesh më se çfarë ndodh, me pandemira dhe tërmete. Brenda vitit të ardhshëm do i kemi të gjitha familjet nëpër shtëpi dhe kujtesa do të jetë në mendje dhe jo në rrënoja. Duke ardhur këtu po shikoja komentet për këtë postimin e kompleksit këtu. Komentet i shoh për të parë se kush e gjen fjalën e keqe. thoshte; s’ka shkallë sigurie. Ky ka dhe ashensor dhe shkallë. Paçi vetëm zjarr dashurie, lumturie, begatie në shtëpitë tuaja.”, tha ai.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj pohoi se ky ishte një premtim i mbajtur nga ana e kryeministrit Rama. “Është një premtim i mbajtur që kryeministri Edi Rama e ka dhënë atë ditë të tmerrshme. Ti gëzoni, ti trashëgoni. Janë mbi 1 mijë familje që pritet të futen në banesa të reja në këtë vit të ri.”, tha Ahmetaj.