Peshëngritësi Briken Çalja ka triumfuar në kampionatin botëror të peshëngritjes në Uzbekistan.

Sportisti shqiptar ka arritur të ngrejë në stilin e shkëputjes 156 kilogramë, duke marrë vendin e parë.

Kampionati botëror i peshëngritjes në Tashkent të Uzbekistanit ka rezultuar i suksesshëm dhe për Erkand Qerimaj, që ka arritur të marrë vendin e katërt.