Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes West Ham dhe Southampton, e vlefshme për xhiron e 19-të në Premierligë.

Sulmit të Southamptonit do t’i prijë Armando Broja, i cili do ta synojë golin e pestë në Premierligë këtë edicion, shkruan Gazeta Express.

Por, përballë do ta kenë West Hamin, që po lufton për një vend në Champions League.

Momentalisht, “Cekanët” gjenden në vendin e pestë me 28 pikë, katë më pak se Arsenali që gjendet në zonën Champions.