Që nga 1 dhjetori, numri i rasteve të reja në SHBA ishte mesatarisht 86,000. Deri më 14 dhjetor, u regjistruan 117,000 raste, një rritje prej rreth 35% në dy javë. Gjithashtu sipas një parashikimi nga “Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve” amerikane (CDC), Omicron do të bëhet varianti dominues në SHBA gjatë javës së ardhshme.
Ata paralajmërojnë se incidenca javore e sëmundjes do të rritet me 55% në 1.3 milionë deri në ditën e Krishtlindjeve, si dhe vdekjet javore me 73%, duke arritur në 15,600, në fillim të janarit. Gregory Poland, një epidemiolog kryesor në Klinikën Mayo, tha për Daily Mail se rritja e rasteve me Omicron ishte e pashmangshme.
“Ky variant është më i transmetueshëm, përhapet në mënyrë agresive në mjedise me temperaturë të ulët. Nëse nuk keni marrë dozën përforcuese, jeni më të rrezikuar edhe nëse keni kaluar Covid ose keni marrë të dyja dozat e vaksinës.