Federico Chiesa mund të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi italian nuk po përdoret sa duhet nga trajneri Massimiliano Allegri dhe nuk e ka shkëlqimin e duhur nën drejtimin e tij.

Për këtë arsye, e mbi të gjitha nëse “Bianconeri” nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, largimi i përfaqësuesit italian do të jetë më se i mundshëm.

Në rast të largimit eventual, për kampionin e Evropës me Italinë në opsion janë dy pista, përcjell “Gazeta Express”.

Ai mund të përfundojë në Premierligë ose në La Liga, ku klubet e tyre e duan futbollistin, i cili është në pronësi të Fiorentinës, por i huazuar për dy vjet në Juventus.

Chiesa pati paraqitje brilante në Euro 2020 me Italinë, ndërsa luajti mirë edhe sezonin e kaluar me “Zonjën e Vjetër”.