Presidenti Biden rezultoi negativ për Covid-19 të mërkurën, tha Shtëpia e Bardhë, pasi ra në kontakt të ngushtë me një punonjës të nivelit të mesëm që kontraktoi virusin.
Zoti Biden bëri një test PCR të mërkurën pak përpara një takimi me anëtarët e kabinetit dhe drejtuesit e biznesit për çështjet e zinxhirit të furnizimit.
Në fillim të kësaj jave, Shtëpia e Bardhë tha se zoti Biden kishte qenë në kontakt të ngushtë për rreth 30 minuta me një punonjës të nivelit të mesëm, i cili më pas doli pozitiv për Covid-19, gjatë një fluturimi të 17 dhjetorit në Air Force One nga Karolina e Jugut në Pensilvani. Punonjësi, i cili ishte plotësisht i vaksinuar dhe përforcuar, doli pozitiv për virusin të hënën, 20 dhjetor, pasi filloi të ndjente simptoma të dielën, tha Shtëpia e Bardhë. Shtëpia e Bardhë nuk e identifikoi personelin.