Numri i rasteve të reja me koronavirus të regjistruar në Francë në 24 orët e fundit arriti në 208,000.

“Duke parë numrin në rritje të rasteve që po regjistrojmë, jam i gatshëm t’iu njoftoj për një valë baticë”, tha ministri i Shëndetësisë Olivier Véran në Asamblenë Kombëtare në Paris.

“Këto janë shifra që më trullosin”, tha Véran, duke shtuar se, në Francë çdo sekondë rezultojnë pozitivë dy persona.

Më herët, qeveria njoftoi se kufizimet më të rrepta do të hynin në fuqi muajin e ardhshëm.

Nga 15 janari, njerëzit do të duhet të tregojnë një dëshmi vaksinimi ose shërimi për të marrë pjesë në aktivitetet e jetës së përditshme pasi testet nuk do të jenë më të mjaftueshme.