Greqia konfirmoi 35,580 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, 32 prej tyre të identifikuar në pikat e hyrjes në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).
Që nga fillimi i pandemisë, Greqia ka konfirmuar 1,170,293 infeksione me COVID-19. Gjatë 7 ditëve të fundit, nga 1,410 raste të konfirmuara, 217 prej tyre lidhen me udhëtime jashtë vendit.
Gjithashtu janë regjistruar 72 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e tyre në 20,708. Prej tyre, 95.2 përqind kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose i përkisnin moshës 70 vjeç e lart.
Gjithsej 636 pacientë janë nën kujdesin intensiv në spitale. Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç dhe 80.5 për qind kanë sëmundje shoqëruese dhe/ose i përkasin moshës 70 vjeç e lart. Nga totali, 540 (84.91 për qind) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 96 (15.09 për qind) janë plotësisht të vaksinuar.