Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 17.030 raste të reja me koronavirs.
Këto të dhëna bëhen të ditura nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 74 qytetarë.
Të shëruarit janë 9658, ndërsa në njësitë e kujdesit intensive, ndodhen 10 pacientë më shumë se 1 ditë më parë. Norma e pozitivitetit është 2.9%.