Maqedonia e Veriut ka shënuar 266 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit nga 4572 testime të kryera në total.

Në këtë kohë janë shënuar 15 viktima. Shumica e të infektuarve: 120 janë nga Shkupi, pasuar nga Manastiri me 25, Prilepi 22, Ohri 20, Kumanova dhe Kavadari 11, Resnja 8, Strumica 7, Tetova 6, Koçani dhe Struga nga 5. Gjevgjelia dhe Valandova – nga 4, Velesi dhe Radovishi – 3, Kriva Palanka dhe Makedonski Brod – nga 2, Gostivari, Shtip, Kërçova, Sveti Nikole, Dellçeva, Vinica, Kratovë dhe Demir Hisar – 1.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus që nga fillimi i epidemisë është 222.932, numri i të shëruarve është 210.319, numri i të vdekurve është 7.894, ndërsa numri i rasteve aktive është 4.719.Rastet më aktive janë 2.375 në Shkup, kurse më së paku, përkatësisht nga një në Pehçevë dhe Dojran.