Incidenca shtatëditore po rritet sërish në Gjermani, sipas institutit ”Robert Koch” duke arritur sot në 442,1 për 100 000 banorë, nga 439,2 që ishte dje.
Numri i të infektuarve ishte dje 74 352, ndërkohë ai i të vdekurve 390 (një javë më parë ishte 357).
Shkalla e shtrimit në terapinë intensive është 5,47.
Në një konferencë të zhvilluar dje, landet ranë dakord për bllokim për të pavaksinuarit në nivel federal si edhe miratuan një dokument që lejon një nismë legjislative parlamentare për vaksinimin e detyruar.
Sipas disa ekspertëve masat ato do të ishin ende të pamjaftueshme për të ndalur valën aktuale të pandemisë, e cila po i vë sistemet spitalore nën presion të madh.