Qeveria e kryeministrit të ri çek, Petr Fiala njoftoi masa të reja kufizuese për të frenuar pandeminë Covid-19.

Sipas masave të shpallura nga kryeministri, nxënësve, mësuesve dhe punonjësve të shkollave do të duhet të bëjnë tamponët dy herë në javë gjatë dy javëve të para të janarit 2022.

Pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, e parashikuar të zgjasë deri më 25 dhjetor, ngjarjet kulturore do të kufizohen në 1 000 persona.

Për festimet e ndërrimit të viteve më 31 dhjetor, në ngjarjet e organizuara mes 29 dhjetorit 2021 dhe 2 janarit 2022 do të lejohen maksimumi 50 persona.

Gjatë këtë periudhe restorantet mund të pranojnë vetëm një maksimum prej katër personash për tavolinë.

Duke filluar nga data 27 dhjetor, doza e tretë e vaksinës antiCovid-19 do të jetë i mundur për personat mbi 30 vjeç vjet, pesë muaj pas dozës së dytë të vaksinës.