Spanja po redukton periudhën e përshkruar të izolimit pas një infeksioni të koronavirusit pa simptoma, nga 10 në shtatë ditë.
”Kjo masë u vendos gjatë një takimi të ekspertëve shëndetësorë nga qeveritë qendrore dhe rajonale”, sipas Ministrisë spanjolle të Shëndetësisë.
Ky reduktim vlen edhe për personat e pavaksinuar që dyshonin se mund të ishin të infektuar, siç janë kontaktet nga një person i infektuar.
Personat e vaksinuar që kanë pasur kontakt me një person të infektuar nuk duhet të izolohen në Spanjë.
Reduktimi u kërkua nga disa nga 17 qeveritë rajonale, duke përfshirë Madridin, Andaluzinë dhe ishujt Baleare.
”Edhe pse varianti i ri i virusit, Omicron është më ngjitës, ai me sa duket ka një ecuri mjaft të lehtë të sëmundjes”, raportuan televizioni shtetëror RTVE dhe media të tjera spanjolle.
Edhe situata nëpër spitale është plotësisht nën kontroll.