Aktori i mirënjohur Luftar Paja u gjend mes miqve, artistëve dhe artdashësve në 80-vjetorin e tij të lindjes. Si një ndër themeluesit e Teatrit Bylis, Luftar Paja sërish përjetoi emocione të veçantë të skenës.

Në sallën e mbushur plot të teatrit, nuk mungoi as interpretimi i vetë aktorit Paja, që transmetoi mjaft nostalgji për artdashësit.

Artisti u dekorua edhe me çmimin “Qytetar Nderi” i vendlindjes së tij, Mallakastrës.

Teatri Bylis në Fier në këtë 50 vjetor të krijimit të tij vjen më një imazh të ri pas rikonstruksionit të bërë nga pushteti vendor.