Një ngjarje e trishtë  ka ndodhur ditën e sotme ku një foshnje 3-muajshe ka ndërruar jetë në banesën e tij në Has. Ka qenë nëna e foshnjes, shtetasja G. P., 31 vjeçe, që ka njoftuar policinë për ngjarjen.

Ndërsa mbi këtë fatkeqësi  media pranë opozitës e kanë trajtuar ngjarjen politikisht duke thënë se familja nuk kishte asnjë ndihmë nga shteti. Në fakt, burime bëjnë me dije se nëna e foshnjës  trajtohet me ndihmë sociale dhe kemp, gjithashtu nga ana tjetër gjyshja e fëmijës ka nënshkruar deklaratën se do e mbante fëmijën në ambjentet e saj.

Për më tepër burimet theksojnë se Bashkia Has e ndihmon familjen në fjalë me një banesë dhe bonus qiraje. Ndihma ekonomike përkatësisht, familja 3960 lekë të reja dhe nëna e foshnjës, G.P 11.084 lekë të reja, shtuar kësaj edhe bonusi i qirasë.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës. Lexo.al/