Trekëndëshi i krijuar mes Donaldit, Beatrix-it dhe Bora Zemanit është komentuar shumë ditëve të fundit. Lidhur me këtë ka reaguar dhe Igli Zarka, ish banor por që qëndroi vetëm për pak ditë brenda shtëpisë së BB VIP.
Duke komentuar lidhjen që ka lindur në shtëpi mes Beatrix dhe Donaldit, Igli tha se nuk sheh asnjë trekëndësh. “Donaldi e ka thënë mbi 15 herë që është vetëm. Shoh një Donald shumë të qartë”, u shpreh ai në një intervistë për Ftesë në 5.
Më tej, ai iu referua dhe një detaji që kishte vënë re te Donaldi gjatë natës së spektaklit kur sqaroi raportin me Borën dhe Beatrix-in. “Ai kafshoi dorën. Ky gjest do të thotë nuk flas. Tregoi burrëri. Edhe pse i kishte të gjitha armët drejtuar vetes, duroi”.