Mendohej se kalvari i vuajtjeve për Paulo Dibala kishte marrë fund. Por vetëm pak minuta pas fillimit të ndeshjes mes Venecias dhe Juventusit në Serinë A, duket se gjithçka fillon nga e para për argjentinasin.
Sulmuesi ishte kthyer në formë të mirë në ndeshjet e fundit, pasi kishte lënë pas edhe dëmtimet e njëpasnjëshme. Por në minutën e 12 lojtari ka bërë shenjë se nuk mund të vazhdonte më, dhe detyroi Alegrin që ta zëvendësonte duke hedhur në fushë Kaio Zhorzh.
Dibala me sa duket ka pësuar një dëmtim muskulor në gjurin e djathtë dhe tashëm pritet të mësohet se cila është shkalla e dëmtimit dhe sa kohë do të qëndrojë jashtë lojtari, një element shumë i rëndësishëm në planet e Alegrit.