DASHI

Entuziazmi që keni për të propozuar një projekt do të hasë në rezistencën e kolegëve tuaj të cilët janë pak mosbesues,prandaj jepini atyre kohën e nevojshme.

DEMI

Sot bëni mirë të merreni me gjëra të vogla, por që mund t’ju japin rezultat. Edhe pse do të jeni të irrituar nga sjellja e disa miqve që do ju shoqërojnë, bëni mirë të përmbaheni me fjalët që thoni.

BINJAKET

Energjia, diplomacia, vendosmëria do ju japin siguri në punën tuaj, duke ju bërë të aftë që të merrni atë që me të drejtë ju takon. Nëse keni në dispozicion ndonjë orë për të bërë një shëtitje romantike me partnerin, rezultatet do të jenë të shkëlqyera.

GAFORRJA

Disa çështje ligjore dhe burokratike do ju hapin pengesa. Hëna në shenjë nuk ju favorizon shumë këtë periudhë, duke gjetur pretekste për t’u grindur me partnerin tuaj.

LUANI

Në punën me ekipin, duhet të mbani në frena tendencën për të urdhëruar kolegët, sikur ata të ishin nën urdhrat tuaja. Situata në marrëdhënien tuaj kërkon më shumë seriozitet dhe vendosmëri në marrjen e vendimeve.

VIRGJERESHA

Disa rrethana do ju shtyjnë të rishikoni një projekt që e keni përzemër, duke shtyrë edhe një udhëtim profesional. Nuk është momenti që të bëni të ndrojturin, nëse dikush ju ka tërhequr vëmendjen, do ti gjeni me lehtësi fjalët për tu shprehur dhe për ta bërë për vete.

PESHORJA

Disa mosmarrëveshje të vogla me kolegët për çështje respekti dhe principesh do ju shoqërojnë sot. Nëse mendoni se keni të drejtë mos u dorëzoni.

AKREPI

Nuk është dita më e mirë për të ndërmarrë iniciativa, do ishte më mirë sikur edhe sot të merreshit me gjërat rutinë në punën tuaj. Kujdes me mënyrën se si do flisni sot me partnerin, sepse rrezikoni të qëndroni vetëm.

SHIGJETARI

Do të përpiqeni të përdorni një sens diplomatik, në ambientin tuaj të punës, duke shmangur kështu pengesat. Një takim i rastësishëm do ju sjellë në mëndje një histori të vjetër, dhe shumë kujtime të ëmbla në mendjen tuaj.

BRICJAPI

Diçka e paparashikuar do të prishë të gjitha planet tuaja, duke ju dhënë mundësinë për të reflektuar më mirë. Përgjigja që do merrni do lërë shumë për të dëshiruar, duke shtuar dyshimet tuaja për partnerin, por mos u nxitoni në marrjen e vendimeve.

UJORI

Nëse keni dëshirë të bëni disa ndryshime, ky është momenti i duhur, dhe për të pasur sukses duhet të bëni lëvizjet me shumë qetësi. Kujdes, dëshira për të jetuar në mënyrë intensive mund t’ju shkaktojë probleme në lidhjen tuaj.

PESHQIT

Ritmet tuaja janë të ngadalta, por për të fituar stimën dhe prestigjin, futjuni punës, duke treguar që jeni rezistentë ndaj lodhjes.