Tashmë, jemi në prag të festave të Krishtlindjeve dhe të gjithë i dimë vështirësitë e blerjeve të dhuratave, aq më tepër kur e kupton që koha e shpërndarjes së tyre është shumë afër!
Nëse e keni lënë dhuratën e Krishtlindjeve për miqtë tuaj në minutë të fundit, jeni në vendin e duhur për të dalë nga situata.
Ja cilat janë disa ide dhuratash që mund t’i realizoni.
Set pizhamash
Nuk mund të gaboni kurrë duke dhuruar një set komod e të rehatshëm pizhamesh në këtë sezon të ftohtë festash.
Çokollatë e nxehtë Mix
E kush nuk do të pëlqente një filxhan çokollatë të nxehtë në një mbrëmje të ftohtë? Ju mund të bëni një grumbull të madh të kësaj përzierje çokollate të nxehtë të bërë vetë dhe të bëni disa dhurata.
Kornizë me foto
Një foto kujtimi e bukur në një kornizë me temë festive do të ishte dhurata perfekte për pjestarët e famijës suaj.
Kavanoz kujtimesh
Ju mund të përshtasni një kavanoz, duke e dekoruar bukur, e duke vendosur në të letra të ndryshme me kujtimet më të bukura që keni kaluar gjatë vitit 2021.
Maskë fytyre me mjaltë
Një maskë fytyre me mjaltë e bërë në shtëpi është shumë e mirë për lëkurën tuaj dhe njëkohësisht e lehtë për t’u bërë. Duhen vetëm disa minuta për t’u përzier së bashku!
Minibllok takimesh
Dhurata ideale për partnerin tuaj do të ishte një minibllok me 12 faqe, ku secila faqe korrespondon me një muaj dhe me një takim të paraplanifikuar!