Dj Sardi dhe partnerja e tij, Jonisa janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Pas lidhjes së tyre të gjatë, familja duket se po plotësohet dhe bebi numër një është duke ardhur. Burime për Iconstyle.al e kanë bërë të ditur lajmin, ndërsa ende nuk dihet se në çfarë muaji të pritjes së ëmbël është Jonisa dhe cila është gjinia e bebit.

Kujtojmë që Dj Sardi ka treguar më parë për lidhjen e tij me Jonisën dhe ka treguar se ata njihen prej shumë vitesh.
“Kam 12-13 vjet që e njoh partneren time, që në kohën e gjimnazit. Atëherë ngacmoheshim sa herë shiheshim, por qëndronte aty. Derisa jemi takuar më vonë dhe nisëm të flasim sërish”, u shpreh Dj Sardi për emisionin “Pardon my French”.

Sardi gjithashtu kishte thënë se nuk kishte plane për zgjerimin e familjes apo për martesë, por gjërat paskan ndryshuar.
“Nuk mendoj të zgjeroj familjen për momentin, dua të shijoj të gjitha fazat e lidhjes. Do i marrim gjërat me radhë, një herë po shijojmë bashkëjetesën, më pas kemi dasmën dhe planet për fëmijë. Më ka kërkuar Irma Libohova të këndojë në dasmën time, më thotë shpesh se mos merr ndonjë këngëtare tjetër. Aurela Gaçe është ofruar gjithashtu,” ishte shprehur Sardi.