Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka prezantuar ditën e soitme 3 vendime të marra nga Këshilli i Minstrave. aAjo tha se këto vendime përqendroheshin tek ndihma ekonomike, e cila do të dyfishohej dhe nga kjo do të përfitonion me mijëra familje duke u klasifikuar sipas strukturës familjare ku rol luan numri i fëmijëve.
Më tej ajo [rezantoi edhe vendimin e marrë mbi investimet e reaj në modernizimin e shërbimeve brenda spitali Memorial të Fierit dhe gjithashtu edhe projektin e ndërmarrë me financim nga qeveria zviceriane ku synohej edukimi shëndetësor në shkollat shqiptare.
Manastirliu: Vendimi i parë ka të bëjë me rritjen e masës së ndihmës ekonomike. Duke filluar nga janari buxheti është rritur për programin e ndihmës ekonomike, me rreth 15 milionë dollar. Janë familjet që marrin ndihmë ekonomike që do të përfitojnë. Do të dyfishohet ndihma ekonomike për familjet të cilat kanë deri në 3 fëmijë deri në moshën 8 vjeç.
Do të rritet ndihma ekonomike për fëmijët jetimë. Është një politikë sociale e cila bëhet objective me buxhetin e viit 2022 që synon të mbështesë familjet të cilat janë pjesë e kësaj skeme.
Spitalin Memorial në Fier, tashmë më shumë se prej 6 muajsh po funksionin duke rritur gamën e shërbimeve të tij dhe duke u shërbyer më shumë se 330 mijë qytetarëve në jug të vendit. Deri tani janë shtuar shërbimet e dhëna. Ajo cfarë do ndodhë është se po bëhet një strukturë e mirëfilltë që pas ligjit të miratuar do të mundet të zbatojmë autonominë. Vendimi që morëm sot, është investimi i qeverisë në këtë spital për të rritur gamën e shërbimeve që ofrohen.
Vendimi i tretë është një marrëveshje bashkëpunimi që garantohet nëpërmjet qeverisë zviceriane që bën të mundur edukimin shëndetësor të moshës 6 vjeçare në shkolla. Ky projekt do të zgjasë plot 5 vite dhe do të synojë edukimin shëndetësor në shkolla për fëmijët e kësaj grupmoshe.