Po planifikoni të udhëtoni nga Shqipëria për një vizitë në Shtetet e Bashkuara?

Ambasada Amerikane njofton se shtetasit jo amerikanë të cilët vizitojnë Shtetet e Bashkuara, duhet të ndjekin rregullat aktuale të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Të tregoni certifikatën e vaksinës kur udhëtoni dhe të kryeni një test COVID-i jo më larg se një ditë përpara fluturimit tuaj.

Sigurohuni që të merrni informacionin më të fundit përpara se të bëni plane”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.