Këngëtari i suksesshëm latin, Maluma, me origjinë nga Kolumbia ka konfirmuar zyrtarisht se do të vijë në Tiranë. Koncerti i tij ishte paralajmëruar shumë kohë më pare, por pandemia bëri të anullohej.
Pak orë më parë, këngëtari ka publikuar të gjitha datat e turit të tij në botë.
Edhe vihet re që më 14 mars 2022 do të jetë në Shqipëri. Pikërisht, kjo datë konsiston edhe Ditën e Verës.
Këngëtari është i famshëm në të gjithë botën dhe këngët e tij janë ndër më të pëlqyerat.
Ai ka disa bashkëpunime me yje botërorë si, Shakira, Jason Derulo, Ricky Martin apo Madonna.
Këngët e tij numërojnë mijëra klikime në Youtube dhe vajzat (por edhe djemtë), çmenden pas muzikës së tij.
I lindur dhe i rritur në Medellín, ai krijoi një interes për muzikën në një moshë të re dhe filloi të regjistronte këngë në moshën 16 vjeçare. Ai publikoi albumin e tij debutues, “Magia”, një vit më vonë në 2012. Megjithatë, albumi i tij kryesor ishte “Pretty Boy” i 2015-ës , Dirty Boy, gjë që çoi në bashkëpunime të suksesshme me disa artistë.
Maluma ka një numër këngësh që janë renditur në top 10 në Billboard Hot Latin Songs, duke përfshirë “Felices los 4”, “Borró Cassette” dhe “Corazón