Bashkëshorti i Hueyda El Saied është rrëfyer për herë të parë pas vdekjes së artistes në emisionin “ABC e Mëngjesit”. Me një lidhje me Skype nga Luksemburgu, ai tregoi gjithçka, nga momenti kur morën vesh se kishte ndërruar jetë, aktivititeti i Instagramit të saj deri trashëgimia kulturore që Hueyda ka lënë pas.
“Edhe për doktorët dhe infermierët ishte një shok, të martën në mëngjes shkuan në dhomë dhe qan. Kjo ishte diçka surprizuese edhe për mua. Ajo krijoi lidhje me mjekët dhe infermierët dhe të gjithë e mbajnë mend buzëqeshjen e bashkëshortes time.
Në fakt ne vendosëm së bashku me Gabrielin ta mbajmë të hapur Instagramin sepse mund ta mbajmë të hapur këtë lidhjen me të. Duket sikur ajo është akoma këtu dhe mendova se do të ishte diçka shumë e mirë për të gjithë shqiptarë, që e donin bashkëshorten time. Për mua nuk është e lehtë të mbajë të hapur rrjetet sociale”.
Sa i përket shkrimeve që Huejda ka lënë pas, Thierr u shpreh: “Nuk është një ditar i kompletuar, i mirëfilltë. Janë skena të vogla, nga njëherë duket si një libër. Unë i kam lexuar, por më duhet ta mendojmë unë dhe Gabrieli se çfarë do të bëjmë. Tani është herët, por mendojmë pas 7 muajsh, një viti, ndoshta bëjmë diçka me tekstet. Ndoshta i publikojmë”.